Policia e Përmetit finalizoi me sukses një operacion të koduar me emrin “Historiku”, në fund të të cilit u sekuestruan armë dhe drogë, si dhe u arrestua poseduesi i tyre.
Personi i arrestuar është 33 vjeçari K.K. i cili ishte një personazh i njohur për blutë e këtij qyteti pasi kishte qenë i dënuar më parë në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në banesën e K.K. policia gjeti 3 armë zjarri, 300 fara kanabis dhe një sasi kanabisi e paketuar në doza dhe gati për shitje.
Mësohet se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)