Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peshtan, në Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës në tokat bujqësore.
Viktima, Hamza Duraj, kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fatale.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët janë shqetësuar pasi 36-vjeçari nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë shkuar për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë në vendin ku po punonte, duke njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. I riu është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)