Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Manëz-Durrës, ku një i ri ka mbetur i plagosur.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:55 automjeti që drejtohej nga shtetasi B. R., 24 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që ndodhej i parkuar jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)