Libani ndalon aktivitetet e Gardianëve të Revolucionit, kërkon viza për iranianët

Ministri i Informacionit, Paul Morcos deklaroi se qeveria ka vendosur të “parandalojë çdo aktivitet” që grupimi i njohur si “pasdaranë” mund të kryejnë nga territori i Libanit.

05.03.2026. 20:31

Libani ndalon aktivitetet e Gardianëve të Revolucionit, kërkon viza për iranianët

Qeveria e Beirut ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet e Gardianëve të Revolucionit Iranian që zhvillohen në territorin e Libanit. Pjesëtarët e këtij grupimi ushtarak janë mbështetës të Hezbollah-ut.

Gjithashtu, autoritetet kanë njoftuar se nga tani iranianët do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në vend. Ministri i Informacionit, Paul Morcos deklaroi se qeveria ka vendosur të “parandalojë çdo aktivitet” që Gardianët e Revolucionit mund të kryejnë nga territori i Libanit.

Përpos ndalimit të aktivitetet e tyre, u bë e ditur se nëse do të shihet e arsyeshme, do të realizohet “deportimi i tyre në rast nevoje”. Ky vendim synon të kufizojë influencën e grupeve të armatosura të huaja në vend, pas eskalimit të situatës në Lindjen e Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)