Bllokohen 1,5 tonë çokollata në doganën e Kapshticës

Autoritetet doganore kanë ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës një sasi të madhe produktesh ushqimore që tentonin të futeshin në vend pa dokumentacionin përkatës.

05.03.2026. 18:56

Gjatë një kontrolli nga Drejtoria e Antikontrabandës, u bllokua një automjet i ngarkuar me rreth 1.5 tonë çokollata, i cili kishte kaluar në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarimin doganor dhe pa dokumentacionin shoqërues të mallit.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, autoritetet konstatuan se ngarkesa përbëhej nga 566 kuti me çokollata, me një peshë totale prej rreth 1,500 kilogramësh, të cilat dyshohet se do të hidhen në tregun vendas në mënyrë të paligjshme.

Sipas doganës, malli është sekuestruar ndërsa strukturat hetimore doganore kanë nisur procedurat përkatëse për ndjekje penale në organet kompetente.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)