Dosja “Tuneli i Llogarasë”, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ballukun dhe dy ish-vartësit

E pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur me procedurën e tenderit të Tunelit të Llogarasë, me vlerë rreth 190 milionë euro.

23.04.2026. 12:30

Dosja “Tuneli i Llogarasë”, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ballukun dhe dy ish-vartësit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zgjasë me 3 muaj afatet e hetimeve për dosjen e “Tunelit të Llogarasë”, ku e pandehur është ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Prokurori i posaçëm, Dritan Prençi i ka komunikuar ditën e mërkurë avokatit të Ballukut vendimin për zgjatjen e hetimeve. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur me procedurën e tenderit të Tunelit të Llogarasë, me vlerë rreth 190 milionë euro.

Sipas të njëjtave burime, ndaj saj vijojnë gjithashtu hetimet edhe për çështjen e 7 loteve të Unazës së Madhe, si dhe për dyshime lidhur me tre procedura të tjera tenderuese. Ndërkohë, zgjatja e hetimeve i është komunikuar edhe Erald Elezit, ndërsa pritet t’i komunikohet në vijim edhe Gentian Gjylit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)