Kryemadhi në GJKKO: Në Amerikë edhe vrasësit serialë ulen pranë avokatit, jo pas kafazit të xhamtë si Meta

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta në GJKKO është shoqëruar me debate, ndërsa Monika Kryemadhi ngriti shqetësime për mënyrën e administrimit të provave dhe trajtimin e Metës në sallën e gjyqit.

11.05.2026. 14:43

Kryemadhi deklaroi se mbështet kërkesat e avokatit Kujtim Cakrani lidhur me mbajtjen e Metës në kafazin prej xhami gjatë seancës.

“Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim, edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja tha gjithashtu se ka marrë një USB me materiale hetimore nga SPAK, por sipas saj provat nuk hapen dhe mungojnë disa materiale të rëndësishme.

“Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim familjarëve”, deklaroi Kryemadhi.

Debati vijoi edhe për përgjimet ambientale, për të cilat ajo tha se përmenden në listën e provave, por nuk ndodhen në materialet e dorëzuara.

“Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim”, tha ajo.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se problemi me USB-në do të zgjidhet dhe materialet do të vendosen në dispozicion. Gjykata sqaroi se nuk mund të japë prova që nuk i disponon, duke theksuar se përgjegjësia i takon organit procedues.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)