Zjarr i madh në repartin e përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një repart të përpunimit të baterive në Elbasan, duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve te bizneset përreth.

22.05.2026. 10:10

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur brenda ambienteve të repartit dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të ndodhura aty. Tymi i dendur dhe flakët kanë krijuar alarm në zonë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përmasa edhe më të mëdha të incidentit.

Në vendngjarje mbërritën katër mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët punuan në kushte të vështira për neutralizimin e flakëve dhe izolimin e zonës së rrezikut.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë e vendosur brenda repartit të përpunimit të baterive. Megjithatë, ekspertiza teknike pritet të përcaktojë shkakun e saktë të incidentit.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në proces vlerësimi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)