Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 20 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e Sali Berishës se po ushtron presion mbi Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se ankimin e ka bërë si kryeministër për të mbrojtur balancën e pushteteve dhe kompetencat e ekzekutivit.
Në një video në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës se po ushtron presion mbi Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se veprimet e tij lidhen vetëm me mbrojtjen e parimeve kushtetuese dhe jo me ndërhyrje në drejtësi.
Berisha e akuzoi Ramën se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të ministres Belinda Balluku. Rama sqaroi se ankimin në Kushtetuese e ka bërë personalisht si kryeministër, duke e konsideruar vendimin e GJKKO-së për pezullim si cenim të balancës së pushteteve.
“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor, por unë jam palë në këtë çështje. A e dini kush e ka ankimuar vendimin? E kam ankimuar unë, jo për individin, por për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror apo gjykatës,” u shpreh Rama.
Ai argumentoi se nëse një prokuror apo gjyqtar do të kishte kompetencën të pezullojë një ministër, atëherë krijohet një precedent i rrezikshëm që cenon funksionimin e ekzekutivit dhe rolin ekskluziv të parlamentit për miratimin e qeverisë. “Unë nuk i bëj presion askujt. Flas për publikun dhe për balancën e pushteteve,” shtoi ai.
Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës se po manipulon opinionin me referenca të Komisionit të Venecias, Rama tha se “këtu nuk gjendet asnjë rast në Europë që një ministër të pezullohet me vendim gjykate”, duke e quajtur këtë një praktikë që bie ndesh me standardet demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas paraqitjes së tij të përjavshme në SPAK, ka lëshuar akuza të reja ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë dhe ka kërkuar që kreu i ri i SPAK, që pritet të zgjidhet më 11 dhjetor, të mos jetë “i kapur” dhe të jetë i pavarur nga çdo ndikim kriminal.
14:43 Para 2 h01.12.2025.
Autori
Automjeti tip “Audi”, i përdorur për ekzekutimin, u gjet i djegur në afërsi të Murrashit. Ajo ishte në pronësi të një kompanie që jepte makina me qira, pronar i së cilës është Edmond Mëhalla.
13:53 Para 2 h01.12.2025.
Autori
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për 762,740 pensionistë. Përfituesit marrin 15,000 ose 10,000 lekë, sipas kategorisë. Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026.
13:18 Para 3 h01.12.2025.
Autori
Raporti i Komisionit Europian 2025 për Shqipërinë e vendos qartësisht fokusin në tri fusha që do të lidhen me fatin e negociatave. Demokracinë funksionale, reformën në drejtësi dhe efektivitetin real të luftës kundër korrupsionit. Shqipëria ka bërë hapa para, por besueshmëria mbetet e brishtë.
11:29 Para 5 h01.12.2025.
Autori
Aksident i rëndë në Tiranë. 12-vjeçari i mori makinën babait dhe u aksidentua së bashku me shokun e tij.
11:05 Para 5 h01.12.2025.
Autori
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 20 h30.11.2025.
AutoriTakimi mes Ervin Salianjit dhe disa prej figurave më të votuara në Primaret e PD-së, i interpretuar si një grupim anti-Berisha, ka indinjuar avokatin e këtij të fundit, Genc Gjokutaj.
14:29 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Krerët më të lartë të shtetit nderojnë dëshmorët në 81-vjetorin e Çlirimit, duke përcjellë mesazhe mirënjohjeje, paqeje dhe uniteti në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
10:57 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në Diasporë, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
00:44 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Komente (0)