Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 5 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gazment Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetet për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Sipas tij asnjë pengesë ndaj drejtësisë nuk mund të tolerohet.
Kreu i grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka cilësuar kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Balluku, si aktin që të gjithë e prisnin.
Teksa kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetet, Bardhi shkruan se asnjë manovër nuk e ndal dot përballjen me përgjegjësinë penale të Ballukut
Postimi i Gazment Bardhit
Rama dhe Balluku në të njëjtën varkë: Republika e Korrupsionit po mbytet!
Përshëndes vendosmërinë dhe integritetin profesional të prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili nuk iu nënshtrua presionit të Edi Ramës dhe disa grupeve të rrezikshme kriminale për Belinda Ballukun.
Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe caktimin e masës së arrestit ndaj Belinda Ballukut është akti që e prisnin të gjithë, përfshirë Edi Ramën, pas vendimit të përkohshëm dhe të diktuar nën presion të Gjykatës Kushtetuese. Sot, u bë e qartë se, me prokurorë me integritet, asnjë manovër nuk e ndal dot përballjen me përgjegjësinë penale dhe se Republika e Korrupsionit nuk mbahet më mbi ujë.
Përpjekjet teatrale të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut nuk janë as politike dhe as institucionale. Ato janë përpjekje dëshpëruese për vetëmbrojtje. Rama përpiqet të shpëtojë lëkurën e tij nga provat me të cilat Belinda Balluku e mban peng.
Ata të dy janë në të njëjtën varkë. Një varkë që fut ujë nga çdo anë. Ujë të pistë korrupsioni, që nuk mbahet më as me propagandë, as me kërcënime, as me manovra procedurale.
Kryetari i Kuvendit të thërrasë menjëherë Këshillin e Imunitetit, të njoftojë anëtarëve materialet menjëherë siç ligji e detyron, si dhe seanca plenare të garantojë parimin e barazisë para ligjit. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë ndaj drejtësisë nuk mund të tolerohet.
Drejtësia ka folur. Tani Edi Rama nuk ka më ku të fshihet!
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
19:42 27 min më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 47 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)