Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 5 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve kanë mbajtur një mbledhje të këtij këshilli pa praninë e mazhorancës, për kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Balluku. Sipas Bardhit, mazhoranca po pengon drejtësinë me urdhër politik.
Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi dhe anëtarët e tjerë demokratë në Këshillin e Mandateve mbajtën një mbledhje që ata vetë kishin thirrur që të mbahej, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pa praninë e mazhorancës.
Në fjalën e tij, Bardhi teksa lexoi një pjesë të kërkesës se përse duhej hequr imuniteti i Ballukut, shtoi se socialistët në këtë Këshill kanë marrë në mbrojtje zv.kryeministren dhe janë kthyer në avokatë të saj.
“Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer ky kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mbledhë Këshillin e Mandateve.
SPAK ka argumentuar se “në vijim të hetimeve nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Ballukut ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur, konkretisht një vartësja të saj. Jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për Belinda Ballukun. Vlerësojmë se pas caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Pasi po kryhen hetime penale për procedura të tjera. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqit rrezik real. Ekziston mundësia që ajo të asgjësojë ose të prishë provat. E pandehura Belinda Balluku ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Largimi i të pandehurës është evident”, tha Bardhi.
Pas kësaj deklarate, Gazment Bardhi u shpreh se do të kërkojë një mbledhje tjetër të Këshillit të Mandateve ditën e premte.
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
19:42 33 min më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 53 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)