Nga qelia e paraburgimit në Durrës, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një mesazh urimi për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se kjo festë na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa duhet mbajtur ndezur edhe përballë sfidave.
“Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.
Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm”, shkruan Veliaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)