Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për një nga çështjet më të përfolura të viteve të fundit që lidhet me aferën e inceneratorëve. Në qendër të këtij hetimi ndodhet ish-numri dy i qeverisë, i cili tashmë përballet zyrtarisht me disa akuza të rënda penale.
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasan. Sipas njoftimit zyrtar, Ahmetaj është marrë i pandehur për tre vepra penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me dyshimet për përfshirjen e ish-zyrtarit të lartë në skemën e përfitimeve të paligjshme në lidhje me projektin e inceneratorëve, një çështje që prej disa vitesh ka qenë në qendër të debatit politik dhe hetimeve në vend.
Në kuadër të të njëjtit proces hetimor, organi i akuzës ka komunikuar akuzat edhe ndaj bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha, si dhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Albina Mançka. Edhe ato dyshohet se janë përfshirë në skema që lidhen me fshehjen dhe menaxhimin e pasurive që, sipas hetimeve, mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)