GJKKO rrëzon Ilir Metën, nuk ka lehtësim të masës së sigurisë

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, nuk arriti të sigurojë lehtësim nga masa e sigurisë “arrest në burg”, pasi kërkesa e tij për zëvendësimin e saj me një masë më të butë u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

06.03.2026. 16:23

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, më 2 mars Meta kishte depozituar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar zëvendësimin e “arrestit në burg” me masa më të lehta sipas Kodit të Procedurës Penale.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, e deklaroi kërkesën të papranueshme. Arsyetimi i gjykatës tregon se përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës hoqën dorë nga shqyrtimi i saj, duke e bërë të pamundur marrjen e një vendimi mbi substancën e kërkesës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)