Imuniteti i Ballukut, PD ka kërkuar sot një tjetër mbledhje të Këshillit të Mandateve

Anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve kanë kërkuar që sot të mbahet mbledhja e radhës e këtij këshilli për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

26.12.2025. 08:06

Imuniteti i Ballukut, PD ka kërkuar sot një tjetër mbledhje të Këshillit të Mandateve

Anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve kanë kërkuar në Kuvend që ditën e sotme të mbahet mbledhja e radhës e këtij këshilli për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë e deputetëve demokratë për këtë çështje, teksa disa ditë më parë ata mbajtën një mbledhje me vetëm anëtarët e opozitës.

Demokratët pretendojnë se tashmë Këshilli i Mandateve e ka pasur kohën e nevojshme për t’u njohur me dosjen voluminoze të Ballukut.

Më herët, kryeministri Rama, në podcastin e tij të fundjavë, paralajmëroi se nuk do të ketë një mbledhje të Këshillit të Mandateve, deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese më 22 janar.

SPAK i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për autorizimin e heqjes së mandatit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim për disa çështje të dyshuara korruptive.

Balluku është marrë e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë” dhe 7 procedura të tjera tenderimi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)