Ish-presidenti i Republikës, nga qelitë e paraburgimit te “Jordan Misja” në Tiranë ka bërë një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme ndaj drejtorit të Burgjeve, Klevis Qose.
Meta e akuzon kreun e burgjeve për shpërdorimi detyre, pasi sipas tij, ai me veprimin dhe mosveprimin e tij ka shkelur të drejtat e ish-presidentit dhe ka abuzuar me masat e arrestit personal.
Në kallëzimin e depozituar nga Meta në SPAK, mes të tjerash shkruhet se si president i Partisë së Lirisë, nuk i lejohet takimi me deputetët e PL, zyrtarët e tjerë të lartë të partisë, takimi me eurodeputetët dhe madje dhe argëtimi.
Në kallëzim është depozituar dhe një raport i avokatit të shtetit për situatën dhe shkeljen e të drejtave në paraburgim, si dhe disa precedentë vendas e të huaj se ku bazohet pretendimi i tij.
Kujtojmë se prej disa kohësh Meta vijon të qëndrojë në qelitë e paraburgimit, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)