Kualifikueset e Çmimit të Madh të Australisë në Melburn sollën surpriza dhe incidente të shumta. “Pole position” u sigurua nga piloti i Mercedes, George Russell, i cili regjistroi kohën 1:18.518 dhe do ta nisë garën nga vendi i parë për herë të tetë në Formula 1. Britaniku ishte më i shpejti që nga fillimi i provave zyrtare dhe konfirmoi dominimin edhe në fund.
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës te Mercedes, Andrea Kimi Antonelli, që ishte rreth tre të dhjetat më i ngadaltë se Russell. Megjithatë, piloti italian është nën hetim. Pas një aksidenti të fortë në provat e lira, ai dëmtoi pjesën e pasme të makinës. Vetëm flamuri i kuq pas incidentit të Max Verstappen në fillim të kualifikueseve i dha mekanikëve kohën e nevojshme për ta rikthyer makinën në pistë.
Problemet nuk përfunduan aty: në fillim të sesionit të tretë të xhirove kualifikuese, makina e Antonelli-t doli në pistë me një pajisje ftohëse të harruar nga mekanikët. Pajisja u shkëput në dy pjesë gjatë xhirove, ku njëra përfundoi jashtë piste, ndërsa tjetra u godit nga McLaren i Lando Norris. Për këtë arsye, drejtuesit e garës kanë hapur hetim ndaj pilotit italian.
Nga vija e dytë do të startojnë Isack Hadjar me Red Bull, i cili ishte 785 të mijtat më i ngadaltë dhe Charles Leclerc me Ferrari. Ndërkohë, Max Verstappen u eliminua që në sesionin e parë, pasi doli nga pista.
Rreshti i tretë do të dominohet nga McLaren, me australianin Oscar Piastri përpara kampionit në fuqi Lando Norris. Pas tyre renditen Leëis Hamilton me Ferrarin tjetër dhe Liam Laëson me Racing Bulls. Në rreshtin e pestë do të nisen Arvin Lindblad me Racing Bulls dhe Gabriel Bortoleto me Audi, ndërsa pas tij vjen shoku i skuadrës te debutuesit në Botëror, Nico Hülkenberg.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)