Begaj pret ambasadoren e re të Greqisë, temat e diskutimit

Presidenti Begaj ka pritur në një takim ambasadoren e re të Greqisë, Lambrina Komini, me të cilën bisedoi mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

30.12.2025. 17:21

Begaj pret ambasadoren e re të Greqisë, temat e diskutimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadoren e re të Republikës Helenike, Lambrini Komini, e cila i dorëzoi Kreut të Shtetit Letrat Kredenciale.

Presidenca ka ndarë foto dhe ka zbardhur detaje nga ky takim, ku mësohet se Begaj bisedoi me diplomaten e re greke për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si fqinjë, por edhe si anëtarë të NATO.

“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë në NATO.”-shkruan Begaj në “X”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)