"Në 2025 hapëm 33 kapituj", Spiropali zbulon misionin për 2026: Shqipëria në Europë!

Integrimi në Bashkimin Europian mbetet zgjedhja e vetme strategjike e Shqipërisë dhe objektivi kryesor i qeverisë sipas ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, është mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

30.12.2025. 18:09

"Në 2025 hapëm 33 kapituj", Spiropali zbulon misionin për 2026: Shqipëria në Europë!

Integrimi në Bashkimin Europian mbetet zgjedhja e vetme strategjike e Shqipërisë dhe objektivi kryesor i qeverisë është mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.Kështu u shpreh ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një takimi fundviti me gazetarë, diplomatë dhe drejtues të MEPJ.

“E gjithë energjia jonë dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik: mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade”, theksoi Spiropali.

Ministrja e cilësoi rrugën drejt BE-së si një proces thellësisht transformues dhe si një vokacion kombëtar për shqiptarët. “Rruga jonë europiane është e nxitur nga një ide e thjeshtë, që sot është zgjidhja dhe zgjedhja jonë e vetme: Shqipëria në Europë”, deklaroi ajo.

Duke bërë një bilanc të vitit 2025, Spiropali vlerësoi se ai ka qenë një vit shumë pozitiv për diplomacinë shqiptare dhe procesin e negociatave. “33 kapituj të hapur në 13 muaj. Askush nuk ka ecur kaq shpejt më parë”, tha ministrja, duke shtuar se viti 2026 do të jetë një fazë kyçe, ku shpejtësia e negociatave duhet të shoqërohet me reforma konkrete dhe mbylljen e grupkapitujve.

Në fjalën e saj, Spiropali u ndal edhe te roli i diasporës shqiptare, duke theksuar rëndësinë e ligjit të ri të diasporës. Sipas saj, për herë të parë është krijuar një mekanizëm i qartë koordinues që lidh institucionet në Tiranë me diasporën shqiptare në mbarë botën, nga Kalifornia deri në Sidnej, si dhe mekanizma të rinj për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)