Salianji vazhdon takimet me demokratët, Foltorja e radhës zhvillohet në Korçë

Ervin Salianji do të vazhdojë të zhvillojë takime me demokratët dhe qytetarët që mbështesin opozitën edhe në 2026. Ndalesa e radhës e tij do të jetë në Korçë.

09.01.2026. 12:02

Salianji vazhdon takimet me demokratët, Foltorja e radhës zhvillohet në Korçë

Viti i ri do ta gjejë sërish ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji në takime me opozitarët, duke i dhënë vijueshmëri turit të tij të takimeve, që nisi nga Durrësi e vijoi më pas në disa qarqe të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji bën me dije se ndalesa e radhës do të jetë Korça, aty ku do të takohet me demokratët dhe mbështetësit e tij, pasi ky është edhe qarku që e ka nxjerrë deputet në disa legjislatura.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në ambientet e Kinema Majestik. “Nesër, shihemi në Korçën e shtrenjtë, Kinema “Majestik”, ora 17:00”, shkruan Salianji.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)