Incident në protestën e “Shqipëria Bëhet”, hidhet miell drejt Kryeministrisë

Një incident është regjistruar në fund të protestës së “Shqipëria Bëhet”, ku protestuesit, në mënyrë simbolike, kanë hedhur qese me miell drejt Kryeministrisë.

17.01.2026. 20:23

Incident në protestën e “Shqipëria Bëhet”, hidhet miell drejt Kryeministrisë

Momente tensioni janë regjistruar në mbyllje të protestës së “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë.

Protestuesit, pasi janë mbyllur fjalimit e qytetarëve dhe drejtuesit Adriatik Lapaj, janë përplasur me forcat e policisë dhe kanë hedhur miell në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Kujtojmë që Adriatik Lapaj iu tha më herët personave pjesëmarrës në protestë se kjo është një rrugë pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Sipas Lapajt, qytetarët e kanë vrarë frikën dhe ftoi të gjithë opozitarët të bashkohen për misionin e vetëm të demokratizimit të Shqipërisë.

Policia kishte marrë masa të forta sigurie për këtë protestë, teksa edhe Garda kishte përforcuar dyert dhe dritaret e Kryeministrisë.

Një protestë tjetër kombëtare do të mbahet më 24 janar poshtë dritares së Kryeministrit, por këtë hërë organizatore është Partia Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)