Një operacion i gjerë dhe i koordinuar është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Forcat speciale kanë ndërhyrë në kuadër të hetimeve për aktivitete kriminale të mëparshme.
Aksioni është realizuar nga RENEA në bashkëpunim me SPAK, si dhe me mbështetjen e Policisë së Vlorës. Kontrollet kanë nisur rreth orës 04 të mëngjesit të kësaj të shtune. Përpara se forcat speciale të zbarkonin në terren, zona është monitoruar fillimisht nga ajri përmes përdorimit të një droni.
Në operacion janë angazhuar rreth 40 efektivë të RENEA-s dhe 10 automjete mes të cilave edhe mjete të blinduara, duke krijuar një prani të fortë sigurie në zonë. Kontrollet janë përqendruar në zonën e njohur si “7 Pallatet Oslo”.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni lidhet me zbërthimin e komunikimeve të përfituara nga platforma e enkriptuar “Sky ECC”, të cilat kanë çuar në identifikimin dhe goditjen e grupit kriminal të lidhur me emrin e Inez Hajrulla. Gjatë hetimeve janë zbardhur edhe disa ngjarje të mëparshme kriminale, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste në kuadër të dosjes hetimore.
Sipas informacioneve paraprake, është zbardhur vrasja e vitit 2021 ku viktimë mbeti Gentian Qarri. Urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah, si edhe për Flodian Plakun dhe Ervis Matodoshajn.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)