Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim publik për mësuesit dhe komunitetin arsimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga një takim me nxënës nga Manastiri, duke theksuar rëndësinë e gjuhës dhe lidhjes kulturore mes brezave.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruante Rama në mesazhin e tij.
Data 7 mars festohet si Dita e Mësuesit, një datë simbolike që nderon kontributin e mësuesve në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Në të gjitha shkollat dhe universitetet organizohen aktivitete, koncerte dhe programe festive për të vlerësuar rolin e tyre në shoqëri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)