Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mes të ndaluarve edhe ish-gjenerali të shërbimeve sekrete. Krizë ndërmjet Kievit e Budapestit dhe tensione diplomatike, Ukraina akuzon se shtatë qytetarë të saj janë marrë peng.
Tensionet mes Ukrainës dhe Hungarisë kanë arritur një pikë të nxehtë pas arrestimit në Budapest të shtatë qytetarëve ukrainas, duke përfshirë edhe një ish-gjeneral të shërbimeve sekrete, si edhe ndalimin e dy automjeteve të blinduara. Ata udhëtonin me 40 milionë dollarë, 35 milionë euro dhe 9 kg flori.
Autoritetet doganore hungareze i akuzuan për pastrim parash, por qeveria ukrainase përmes ministrit të Jashtëm, Andriy Sybiha, foli për “banditizëm shtetëror”. Ai deklaroi se punonjësit e bankës shtetërore “Oschadbank” janë “mbajtur peng” gjatë një transferimi rutinë nga “Raiffeisen Austriake” drejt institucionit ukrainas.
Si pasojë e ngjarjes, qeveria ukrainase i këshilloi qytetarët e saj të shmangin udhëtimet drejt Hungarisë, duke paralajmëruar për “mosgarancinë e sigurisë për shkak të veprimeve arbitrare të autoriteteve lokale”. Budapesti reagoi duke dëbuar shtatë ukrainasit dhe shpërndau në rrjetet sociale pamje nga arrestimi i kryer nga njësia antiterror, si dhe fotografi të grumbujve të parave të sekuestruara, për të nënvizuar ekzistencën e asaj që ministri i Jashtëm Péter Szijjártó e quajti “mafia e luftës ukrainase”.
Kjo përplasje lidhet gjithashtu me ndërprerjen e furnizimeve të naftës ruse përmes tubacionit Druzhba, që shërben për Hungarinë dhe Sllovakinë. Presidenti Volodymyr Zelensky fajëson Rusinë për dëmtimet e infrastrukturës, por tregon ngurrim për riparimin e tranzitit. Kryeministri Viktor Orbán, që po bllokon paketën e ndihmës së BE-së për Ukrainën dhe një set sanksionesh ndaj Moskës, paralajmëron përdorimin e çdo mjeti, përfshirë bllokimin e mallrave të rëndësishme për Kievin, për të rivendosur funksionimin e Druzhba.
Hetimet e Prokurorisë së Palermos sugjerojnë se Grizzaffi mund të ketë marrë drejtimin e zonës së Corleones, duke trashëguar ndikimin nga figura të njohura të mafias si Riina dhe Bernardo Provenzano.
08:32 4 h më parë06.05.2026.
Autori
Anija turistike holandeze ku shpërtheu hantavirusi në bord do të lundrojë drejt Ishujve Kanarie, tha Spanja. Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se zyrtarët po përcaktojnë se cilët pasagjerë kërkojnë evakuim urgjent nga Kepi i Gjelbër, ku anija është aktualisht e ankoruar.
08:04 3 h më parë06.05.2026.
Autori
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se "Operacioni Epik Fury" ka përfunduar. "Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni", u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka "mbaruar".
07:36 3 h më parë06.05.2026.
Autori
Zyrtari i lartë amerikan theksoi se zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e një situate të parashikuar të paqëndrueshme, në kuadër të operacionit për shoqërimin e mjeteve lundruese.
22:42 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Hantavirusi, sipas ekspertëve të Organizatë Botërore te Shëndetësisë, transmetohet kryesisht përmes kontaktit me jashtëqitjet, urinën ose pështymën e brejtësve të infektuar.
22:11 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas studiuesve, këta “gurë” funksionojnë si një lloj baterie natyrore, duke gjeneruar energji elektrike të mjaftueshme për të ndarë molekulat e ujit në hidrogjen dhe oksigjen.
21:56 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Situata është përkeqësuar pasi edhe rrjetet e saj sociale janë bërë të paarritshme ose janë fshirë.
21:12 7 h më parë05.05.2026.
Autori
Presidenti Nicusor Dan ka deklaruar se do të punojë për rindërtimin e një koalicioni të ri qeverisës, duke theksuar se Rumania do të vazhdojë të mbetet e angazhuar ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s
19:15 9 h më parë05.05.2026.
Autori
Presidenti amerikan bëri edhe komente me nota ironike për moshën e tij, duke theksuar se nuk e konsideron veten të moshuar.
18:03 10 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)