Largimi i Cristiano Ronaldos nga Arabia Saudite me charter privat, krijoi idenë e një arratisje nga lufta që ka nisur në Lindjen e Mesme. Megjithatë, e vërteta qëndron krejt ndryshe. Ylli portugez ka marrë një lajm të keq, që shqetëson skuadrën e tij Al Nassr dhe kombëtaren portugeze.
Në moshën 41-vjeçare, me objektivin që të arrijë kuotën e 1,000 golave të shënuar si profesionist dhe me pjesëmarrjen e gjashtë në Kupën e Botës, ku do të vendoste një rekord absolut, një problem fizik rrezikon t’ia ngadalësojë CR7 rrugëtimin. Alarmin e ka dhënë trajneri Jorge Jesus, i cili e ka cilësuar dëmtimin e pësuar më 28 shkurt kundër Al Feiha si “më të rëndë nga sa pritej”.
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në tendinën e gjurit, duke e detyruar yllin portugez të udhëtojë urgjentisht në Madrid, ku do të trajtohet nga fizioterapisti i tij personal. Qëllimi është një rikuperim sa më i shpejtë, në mënyrë që të mos komprometohet një sezon që për të mund të jetë historik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)