Pas ndërprerjeve të shkaktuara nga përshkallëzimi i konfliktit rajonal, është realizuar fluturimi i parë nga Doha drejt Londrës që prej fillimit të luftës në Iran. Sipas të dhënave të shërbimit të monitorimit të fluturimeve “Flightradar24”, ky është avioni i parë që ngrihet nga kryeqyteti i Katarit pas hapjes së pjesshme dhe të kujdesshme të hapësirës ajrore.
Autoriteti i aviacionit civil të Katarit bëri të ditur se prioritet në këtë fazë do t’u jepet pasagjerëve të mbetur të bllokuar, veçanërisht familjeve, të moshuarve dhe personave me nevoja mjekësore apo urgjenca humanitare.
Ndërkohë, në Dubai, kompania ajrore Emirates Airline ka njoftuar rifillimin e operimeve pasi kishte pezulluar përkohësisht fluturimet pas një sulmi të raportuar ndaj qytetit. Një dron-bombë ra në zonën e aeroportit, duke rrezikuar madje të godiste trenin që shërben për lidhjen mes terminaleve.
Vendimi është pritur me lehtësim në aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ku pasagjerët kishin kërkuar strehim në tunele pas dëgjimit të shpërthimit të fortë. Ky konsiderohet edhe si një nga aeroportet që ka trafikun më të lartë në botë për fluturimet ndërkombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)