“Ta ëndërrojnë dorëzimin pa kushte”, presidenti Pezeshkian: Irani nuk do të sulmojë vendet fqinje

I kërkoi falje vendeve fqinje për sulmet e kryera, Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes ka rënë dakord që të mos lëshohen raketa, përveç rastit kur nga ato vende vjen një sulm ndaj Teheranit.

07.03.2026. 09:23

“Ta ëndërrojnë dorëzimin pa kushte”, presidenti Pezeshkian: Irani nuk do të sulmojë vendet fqinje

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi në një mesazh televiziv se “Irani nuk do të dorëzohet kurrë përballë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”. “Armiqtë duhet ta marrin me vete në varr dëshirën për dorëzimin e popullit iranian”, tha Pezeshkian, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare.

Presidenti iranian i kërkoi gjithashtu falje vendeve fqinje për sulmet e kryera gjatë luftës së Republikës Islamike kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. “Më vjen keq për vendet fqinje që janë sulmuar nga Irani”, deklaroi ai gjatë fjalimit të transmetuar nga televizioni shtetëror në Teheran.

Presidenti shtoi se Irani nuk do të godasë vendet fqinje, përveç rasteve nëse sulmet kundër Iranit vijnë nga territori i tyre. “Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes ka rënë dakord që të mos kryhen më sulme ndaj vendeve fqinje dhe të mos lëshohen raketa, përveç rastit kur nga ato vende vjen një sulm ndaj Iranit”, theksoi Pezeshkian.

Këshilli i përkohshëm po udhëheq Iranin, që prej vrasjes së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei gjatë javës së kaluar prej sulmit të përbashkët të kryer nga SHBA dhe Izraeli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)