Pas publikimit të lajmit nga “Washington Post”, se Rusia ka ndihmuar Iranin duke i siguruar informacion mbi vendndodhjen e disa resurseve ushtarake amerikane, përfshirë anijet dhe avionët, Shtetet e Bashkuara e kanë minimizuar ndikimin e kësaj ndihme. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se “ndihma e mundshme ruse për Teheranin nuk përbën asnjë ndryshim”.
Madje, në qëndrimin e tyre, amerikanët theksojnë se “nuk kanë ndryshuar as operacionet në terren” dhe se “qëllimet ushtarake po arrihen plotësisht”. Sipas raportimeve të “Sky News”, një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Donald Trump ka nënvizuar se nata e kësaj të premteje shënoi “valën më të madhe të bombardimeve” amerikane në Iran.
Në anën tjetër, në një intervistë për “Fox Business”, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent deklaroi se sulmet kanë synuar sistemet raketore iraniane dhe fabrikat e prodhimit të raketave. Ai pohoi se bombardimet i kanë dëmtuar ato në mënyrë të konsiderueshme dhe e përshkroi fushatën ushtarake si “mbizotëruese”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)