Përballja me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore ka bërë që një prej vendeve më të bukura dhe me nivelin më të lartë të jetesës në Europë të nisë përgatitjet për të rekrutuar rreth 85 mijë punonjës nga jashtë vendit. Bëhet fjalë për Zvicrën, ku në varësi të sektorit të punës dhe përvojës, pagat mund të variojnë nga 3,500 deri në 6,500 euro në muaj.
Sipas raportimeve, mungesa e stafit të kualifikuar është thelluar prej vitit 2020 dhe pritet të vijojë të rritet në periudhën e ardhshme. Kjo situatë ka rritur nevojën për punësime ndërkombëtare për të plotësuar kërkesat e tregut të punës. Kërkesat më të mëdha për punonjës vijnë nga disa sektorë kyç si shëndetësia, ku nevoja për mjekë dhe infermierë është e lartë dhe ku një pjesë e konsiderueshme e mjekëve i afrohen moshës së pensionit.
Gjithashtu kërkesa për staf ka nga turizmi dhe hoteleria, restorantet si edhe nga fusha e IT. Përpos nevojës për specialistë dhe ekspertë digjitalë, oferta ka nga inxhinieria dhe profesionet teknike, por edhe nga arsimi me kërkesë për mësues dhe personel arsimor. Të tjerë sektorë në të cilët Zvicra ofron punësim janë edhe ato të shitjeve dhe shërbimeve.
Një faktor i rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes është edhe njohja e gjuhëve sidomos gjermanishtja dhe italishtja të cilat përbëjnë avantazh të madh për kandidatët që aplikojnë. Një nga mënyrat më të shpejta për të siguruar punësim është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore të cilat po menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të rekrutimeve për tregun e punës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)