Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin e Lindjes së Mesme, në një lëvizje që vjen mes tensioneve të larta në rajon. Sipas raportimeve të cituara nga “The Times of Israel”, bazuar në informacionet e publikuara nga “Fox News”, aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush ka përfunduar stërvitjen paraprake para dislokimit.
Marina e Shteteve të Bashkuara konfirmon se anija, së bashku me grupin e saj shoqërues dhe flotën ajrore ka përmbyllur ushtrimin e certifikimit të njësisë së përbashkët. Bëhet fjalë për një fazë të detyrueshme përpara vendosjes zyrtare në mision.
Sipas “Fox News”, grupi i sulmit të aeroplanmbajtëses pritet të dislokohet së shpejti dhe ti drejtohet Mesdheut Lindor, aty ku më herët ishte stacionuar aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford. Kjo e fundit është aktualisht një nga anijet më të mëdha dhe më të fuqishme të flotës amerikane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)