Presidenti Begaj uron 7 Marsin: Nderim përjetë për mësuesit shqiptarë

Presidenti vlerësoi gjithashtu përkushtimin e mësuesve ndër vite në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht edhe në diasporë.

07.03.2026. 15:18

Presidenti Begaj uron 7 Marsin: Nderim përjetë për mësuesit shqiptarë

Presidenti i Republikës Bajram, Begaj ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Mësuesit. Në një pritje me mësues nga vendi, por edhe nga diaspora, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e atyre që punojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit për ruajtjen dhe përhapjen e dijes.

Në mesazhin e tij, Begaj thekson rolin e pazëvendësueshëm që kanë pasur mësuesit në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke e lidhur këtë traditë me hapjen e Mësonjëtores së Parë shqipe më 7 mars të vitit 1887. “7 Marsi është një ditë mirënjohjeje për të gjithë mësuesit shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut. Nga Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887 e deri sot, mësuesit kanë qenë udhërrëfyesit e dijes dhe formuesit e ndërgjegjes sonë kombëtare”, u shpreh Begaj.

Presidenti vlerësoi gjithashtu përkushtimin e mësuesve ndër vite në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht edhe në diasporë. “Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri, për ata në diasporë që mbajnë gjallë shqipen te brezat e rinj, si edhe për mësuesit që në kohë të vështira kanë mbrojtur arsimin dhe gjuhën tonë. Nderim përjetë për mësuesit shqiptarë”, theksoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)