Në një konferencë të posaçme për shtyp, ministrja e MEPJ, Elisa Spiropali foli mbi ftesën e SHBA për kryeministrin shqiptar për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Ajo tha se ftesa nuk ishte si kryetar partie, por si kryeministër i Shqipërisë.
“Ftesa është një vlerësim i drejtpërdrejtë i Presidentit Trump për Kryeministrin Rama, i ftuar personalisht. Por, fatkeqësisht, edhe kjo është përballur me një sërë reagimesh mediatike. Edhe për një shtet të vogël si Shqipëria, ky lajm është pasuruar me shumë keqinterpretime në publik. Kur Shqipëria ftohet të bëhet pjesë e një mekanizmi të ri ndërkombëtar vendimmarrës me impakt global jo në Honolulu, por në Shtëpinë e Bardhë skena jonë politike shpesh paraqitet sikur Shqipëria është përjashtuar me turp, ndërkohë që është ftuar me nder. Ky është një mesazh i politikës së re nga Amerika e re. Në Tiranë shpërndahen gjithfarë tregimesh me miliarda dollarë që supozohet se do të paguhen për Bord dhe për palestinezët që do t’i sjellim në Shqipëri, sikur në Bordin të ulej një parti dhe jo Shqipëria. Nuk është i vërtetë.” tha Spiropali.
Ministrja bëri të ditur se ligji për shërbimin e jashtëm do të reformohet.
"Nivel të ri përgjegjësie publike jo vetëm sa i kalon reformës dhe ligjit, ne kaluam ligjin për diasporën, tani për shërbimin e jashtëm po dhe të përfaqësimit dhe diplomacisë publike. Ky rol i ri i Shqipërisë kërkon pa diskutim të ndiqet dhe nga një administratë e trupë diplomatike e cila ka edhe kontributet dhe proces meritokratik dhe i shërben vendit në kapacitet të reja. Duke qenë një strukturë që ka trashëguar një historik gjatë një tranzicioni emërime, promovime, mungesë gradimi apo vlerësimi ka krijuar një ngërç nuk e them për konvension, po MEPJ ndër vite në këto 13 vite qeverisje ka kontributin e vet të padiskutuar dhe për rolin e Shqipërisë në botë po ka ardhur koha, jemi duke parë reformi tërësor, jo vetëm të ligjit po dhe trupës diplomatike, diplomacisë ekonomike e publike", tha ajo.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)