Deklarata për RTSH-në, reagon Rama: Keqkuptim thellësisht i shtrembëruar

Polemika mbi pavarësinë e RTSH ka nxitur reagimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj rrjetit SafeJournalists, pas një deklarate kritike të kësaj organizate për komentet e kreut të qeverisë.

19.01.2026. 16:45

SafeJournalists shprehu shqetësim lidhur me deklaratat publike të Ramës për rolin, financimin dhe të ardhmen e RTSH-së, duke paralajmëruar se çdo lidhje e financimit apo e vetë ekzistencës së transmetuesit publik me miratimin politik përbën rrezik serioz për pavarësinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Rrjeti theksoi se vlerësimi i medias publike duhet të bëhet përmes reformave transparente dhe ligjore, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Kryeministri Rama e hodhi poshtë deklaratën, duke e cilësuar atë si një “keqkuptim thellësisht të shtrembëruar” të qëndrimit të tij. Ai akuzoi autorët për interpretim mashtrues dhe për mungesë vullneti për të dëgjuar realisht thelbin e fjalimit të tij.

Rama theksoi se vërejtjet e tij nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me kushtëzimin politik të financimit apo ekzistencës së RTSH-së dhe se çdo interpretim i tillë është i pasaktë dhe keqorientues. Sipas tij, mbrojtja e informacionit nis pikërisht me mos përhapjen e dezinformimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)