Thirrjet kundër korrupsionit dhe varfërisë u dëgjuan sërish para Kuvendit, ku Lëvizja “Bashkë” organizoi një tjetër protestë, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe grabitje të pasurisë publike.
Dhjetëra mbështetës u mblodhën në shesh, duke mbajtur pankarta me mesazhe të forta politike, mes tyre edhe thirrjen “Dorëzoni Belindën”, në shenjë proteste ndaj asaj që e cilësojnë si mbrojtje të zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive. Protesta vjen në vijim të akuzave të përsëritura nga Lëvizja “Bashkë” për rritjen e varfërisë dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, tha se qytetarët janë bashkuar për të kundërshtuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, duke theksuar se protesta nuk është vetëm kundër qeverisë aktuale, por kundër një modeli që, sipas tij, ka prodhuar pabarazi sociale.
“Sot kam zgjedhur të flas për të ardhmen që ne, si shoqëri, kemi forcën ta përfytyrojmë dhe ta ndërtojmë”, u shpreh Qori.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)