Shqipëria në Bordin e Paqes, miratohet me 113 vota pro marrëveshja në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 113 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, organit të iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, që u themelua sot në Davos të Zvicrës, me 19 vende që nënshkruan të parat anëtarësimin e tyre në strukturën e re.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 113 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, organit të iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, që u themelua sot në Davos të Zvicrës, me 19 vende që nënshkruan të parat anëtarësimin e tyre në strukturën e re.
Edhe pse propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime që kishin të bënin me heqjen nga projektligji të emrit të kryeministrit Edi Rama dhe përcaktimi i Presidentit Bajram Begaj si përfaqësues i Shqipërisë u rrëzuan nga socialistët, ligjvënësit e djathtë votuan në unison me mazhorancën për t’i hapur rrugën pjesëmarrjes së vendit tonë në këtë strukturë, pas ftesës së ardhur nga Uashingtoni.
Në sallën e Kuvendit mungoi në momentin e votimit kryeministri Edi Rama, ndërsa deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi abstenoi.
Foto: LSA
Më herët në Kuvend pati tensione gjatë diskutimeve për projektligjin. Demokratët përmes kryetarit të Grupit, Gazment Bardhi shprehën shqetësim pse mazhoranca e kërkoi me urgjencë kalimin e tij në Kuvend, sipas tij në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.
"Nuk u shpjegua ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi historike tha kolegu. Po votohet 12 orë pasi ka mbërritur nga këshilli i ministrave. Kolegu duhet të kërkonte ndjesë që Rama e ka konsideruar Trumpin, turpi i njerëzimit. Ka qenë Rama, i vetmi lider që iu drejtuar presidentit të SHBA me “përfaqëson turpin e njerëzimit”. Ftesa i është dërguar Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ishte Rama i vetmi lider në Ballkan që u ftua të ishte pjesë e Bordit. SHBA kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën për rolin që ka kombi ynë në paqen në Ballkan e më gjerë", tha Bardhi.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku vlerësoi ftesën e Donald Trump për ta bërë Shqipërinë pjesë të Bordit të Paqes, u kujdes t'i kujtonte opozitës që e ka akuzuar për prishje të raporteve me SHBA-në, se me votat e tyre do të ulet krah Presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Shqetësimit të opozitës, Edi Rama zgjodhi t'i përgjigjej vetë nga foltorja e Kuvendit, madje duke ironizuar pretendimet e tyre se pas arrestimit të Nicolas Maduro nga forcat amerikane, një fat i ngjashëm do ta ndiqte kreun e qeverisë në Tiranë.
Këtë e bëri duke thënë se ndryshe nga çfarë pretendojnë ata, do të jetë ai që do të ulet në Shtëpinë e Bardhë përkrah Donald Trump e madje dhe duke marrë votën e tyre sot në Parlament.
“Më e mira do të ishte që sot të pushonte avazi i të gjitha herëve. Por si duket humbësit nuk duan ta humbin as këtë rast që të bëjnë atë që dinë mirë, të humbin, duke vazhduar të bindni shqiptarë se nuk bëni për asgjë tjetër. Është vërtet po të ardhur keq, po të mendosh se sot në fakt, ju kishit mundësi të deklaronit fitoren tuaj më domethënëse. Ju fituat sepse për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin, e ëndërruar prej jush, për t’u kthyer ju në ato karrige, ku nuk do të ktheheni kurrë, po nuk dolët nga poshtë karriget, ku qëndrojnë hije rënda, të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Ju fituat sepse e paralajmëruat popullin që mua do më thërriesnin në Amerikë në datën 20 janar, për t’u paraqitur në prokurorinë federale. Madje ju e vulosët fitoren, kur festuat kërrimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas, dhe ju thatë shqiptarëve se ajo ishte provë gjenerale e ushtrisë amerikane, për rrëmbimin e Ramaduros. Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar një Xhuljetë të vetme. Unë nuk tallem kurrë me fitoret tuaja. Ju sot do votoni të vërtetën të madhe, që unë nuk do të detyroj që ushtria amerikane t’i bashkohet protestës tuaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do dorëzohem vetë, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane, që do vijnë në aeroport në Uashington, të më marrin me eskortë, për t’u ulur si anëtar të Bordit të Paqes. Ju prisni të fitonit me helikopter të ushtrisë amerikane, dhe nuk prisnit që të dorëzohesha vetë. Në fillim thatë nuk ka ftesë. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka e gjithë bota. U ngatërruat pak, nuk e keni idenë si strukturohen grupet ndërkombëtare. Rëndësi që do ngrini kartonin, me votën tuaj do miratoni Bordin e Paqes dhe unë do jem përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në tekstin e kësaj resolute iu bëhet thirrje vendeve perëndimore, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve që të marrin masa të përbashkëta kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet.
Sipas burimeve të inteligjencës perëndimore, objekti, me emrin e koduar "Mali i Kazmës", ndodhet pranë Natanzit dhe më shumë se 100 metra poshtë një masivi shkembor.
Që nga fillimi i shkurtit 2026, banorët që udhëtojnë përgjatë Frederiksborgvej nuk do të hasin më shkëlqimin e njohur të bardhë ose të verdhë të llambave konvencionale. Në vend të kësaj, rruga do të ndriçohet me ndriçim të kuq LED.
Policia e Durrësit bën të ditur se një 49-vjeçar është dhunuar nga tre persona për shkak të një sasie parash që babai i tij i ndjerë i kishte marrë njërit prej autorëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.
Tragjedia e Gërdecit shënon 18 vjet këtë 15 mars, dhe familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Ish ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu vijon procesin. Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.
IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën seksiste të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare në Kuvend.
Rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ka sjellë dhe reagimin e kreut të qeverisë Edi Rama. Ai tha se do të monitorohet përmes verifikimit dhe kontrolleve të vazhdueshme tregu i karburanteve.
Në podcastin "Flasim", kryeministri Edi Rama ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Tik Tok, për të cilën përdori shprehjen "si kofini pas të vjelit".
Për podcastin e tij "Flasim" këtë të dielë kryeministri Edi Rama ka folur për votimin në Kuvend për rrëzimin e kërkesës së SPAK për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në makinën e një efektivi policie në Lezhë. Uniformat blu bëjnë të ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.
Komente (0)