Berisha nga selia e PD: Kilometri i fundit i qeverisë Rama, nuk ndalemi deri në përmbysjen e narkoregjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga selia e PD-së pas protestës së opozitës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt forcave të policisë dhe duke i bërë thirrje që, sipas tij, të mos vihen në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

24.01.2026. 20:18

Berisha nga selia e PD: Kilometri i fundit i qeverisë Rama, nuk ndalemi deri në përmbysjen e narkoregjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga selia e PD-së pas protestës së opozitës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt forcave të policisë dhe duke i bërë thirrje që, sipas tij, të mos vihen në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se policët nuk duhet të kthehen në “ushtarë të një njeriu pa ligj dhe pa moral”, duke e cilësuar Ramën si “armik të egër të çdo shqiptari”.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës politike, të cilin e cilësoi si fundin e merituar të qeverisë aktuale. “Sot duhet të betohemi se ky kilometër i fundit do të jetë fundi i Edi Ramës dhe i narkoqeveritarëve të tjerë”, u shpreh ai.

Lideri demokrat kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve të ndaluar, duke i cilësuar ata si qytetarë paqësorë që, sipas tij, janë arrestuar padrejtësisht. Ai u bëri thirrje komisariateve që të mos zbatojnë urdhra që bien ndesh me Kushtetutën.

Berisha deklaroi se opozita ka vetëm një mision: “përmbysjen e këtij narkoregjimi”, duke theksuar se, sipas tij, asgjë nuk mund ta shpëtojë më qeverinë aktuale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)