Vizita në Izrael, Rama takohet me Netanjahun, lë shënim tek ‘Muri i Lotëve’
Kryeministri Edi Rama ka vijuar këtë të hënë vizitën në Izrael, ku ka zhvilluar një takim me homologun Benjamin Netanjahu, përpara se t'i drejtohet pasditen e sotme Knesset-it me një fjalim.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Jeruzalem, Izrael, ku merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Mesditën e së hënës, Rama është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Sipas protokollit zyrtar, Rama është pritur nga kryeministri Netanyahu, ndërsa pasdite do të nderohet me një ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelit (Knesset).
Aty, ai do t’i drejtohet me një fjalim të veçantë deputetëve izraelitë, një privilegj që Knesseti ia rezervon vetëm një numri të kufizuar liderësh botërorë, përfshirë edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Në seancë pritet të mbajnë fjalën edhe Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës, Yair Lapid.
Përpara se të zhvillohej takimi me homologun izraelit, shefi i qeverisë shqiptare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, vizituan edhe “Murin e Lotëve” në Jeruzalem, një nga vendet më të shenjta të besimit hebraik.
Gjatë vizitës në Murin e Lotëve, Kryeministri Rama ka lënë edhe një shënim.
“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”, shkroi Rama.
Mediat izraelite kanë publikuar foto të Kryeministrit Rama teksa vendos letrën në mur, ndërsa mban në kokë një kipah, simbol respekti dhe përulësie ndaj Zotit në traditën hebraike.
Foto: Facebook/Edi Rama
Vizita e Kryeministrit Rama në Izrael do të përmbyllet të martën, me pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo vizitë përkon me Ditën e Shoas, ditën e përkujtimit të 6 milionë hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vizita vjen gjithashtu vetëm pak ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi aderimin e vendit në Bordin e Paqes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Policia e Shkodrës ka marr një kallëzim nga nënë e bir nga fshati Koderbojë i Pukës, ku një 61-vjeçar ka kanosur me sëpatë bashkëshorten dhe djalin dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar një telefonatë me homologun maqedonas, Timco Mucunski. Ai vuri theksin se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbeten me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në.
Policia e Lezhës ka mundur të identifikojë dy të mitur si autorë të vjedhjes në një shkollë një ditë më parë. Ata kishin thyer 5 dyer dhe kishn vjedhur 16 lap topë të shkollës, si dhe regjistrimet e kamerave.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë paraqitjen e tij në SPAK këtë të hënë, teksa ka folur për mediat se institucionet e drejtësisë nuk ka guxuar të reagojë ndaj sulmeve të Ramës ndaj drejtësisë.
Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Maliq, teksa terrorizonte banorët duke qëlluar me armë zjarri. Bashkë me të u arrestua dhe një shtetas grek që e shoqëronte për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti dhe fara kanabisi dhe detektor metalik.
Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e eksplozivit të vendosur më 10 mars në një automjet në kryeqytet. Bëhet fjalë për një grupi të strukturuar kriminal, dhe porosia ka ardhur nga një i burgosur në burgun e Fushë Krujës.
Komente (0)