“Rreshtimi krah drejtësisë, fasadë”, Lapaj: Populli përball frontit të hajdutëve, të bashkohemi

Adriatik Lapaj prej 55 ditësh ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, teksa nuk kanë munguar dhe përballjet me policinë e shtetit, e cila nuk i ka lejuar që të ngrejnë tenda.

31.01.2026. 19:28

“Rreshtimi krah drejtësisë, fasadë”, Lapaj: Populli përball frontit të hajdutëve, të bashkohemi

Mbështetësit e “Shqipëria bëhet” kanë kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, në protestën e radhës që ata mbajtën përpara kryeministrisë.

Qindra persona ishin të pranishëm në këtë protestë të thirrur nga kryetari i kësaj partie Adriatik Lapaj teksa ra në sy dhe pjesëmarrja e deputetit demokrat Besar Xhaferri.

Nga foltorja e ngritur në bulevard, Adriatik Lapaj bëri thirrje për largimin e kësaj qeverie teksa renditi ato që i quan aferat më të mëdha të korrupsionit.

Lapaj kërkoi sërish një bashkim të të gjithë opozitarëve për të arritur qëllimin e përbashkët që është rrëzimi i Ramës, i cili sipas tij po pengon drejtësinë.

“Jemi në ditën e 55 të qëndresës në godinën e zaptuar nga Rama dhe hajdutët e tij. Cdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i dalin skandalet, teksa Rama po dëshmon se rreshtimin krah drejtësisë e kishte vetëm fasadë. Ai dy ditë më parë ishte në Divjakë, në krah kishte Ballukut, për t’i bërë karshillëk drejtësisë dhe popullit.

Ai i bëri sfidë SHBA të cilat i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Ata që vjedhin po bashkohen në një front, populli është në frontin përballë. Iu kërkojmë bashkim të majtëve të të djathtëve përballë regjimit. Rama është simbol i korrupsionit dhe kështu do mbahet mend gjatë. Ai drejton bandën që ka vjedhur më së shumti Shqipërinë. Jeni dallëndyshet e para që do t’i japë fund tranzicionit. Përulem para jush”, tha Lapaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)