Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit shumë pranë bypass-it të Lushnjës.
Të dhëna nga policia bëjnë me dije se personi i plagosur po udhëtonte me një biçikletë kur është përplasur dhunshëm nga një mjet tip Benz.
Drejtuesi i biçikletës, një 45 vjeçar ka marrë dëmtime të mëdha në të dyja këmbët, teksa dyshohet se ai ka hyrë gabimisht në autostradë.
Shoferi i makinës së përfshirë në aksident në përpjekje për ta shmangur, më pas është përplasur dhe me barrierën ndarëse të rrugës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)