Një shqiptar rreth 50-vjeç është arrestuar nga karabinierët në Itali pas një operacioni antidrogë që çoi në sekuestrimin e 2.5 kilogramëve kokainë të pastër, me vlerë qindra mijëra euro.
Operacioni u zhvillua pas një periudhe survejimi të kujdesshme nga karabinierët e Forlisë, të cilët ndoqën lëvizjet e shqiptarit bashkë me një 31-vjeçar pakistanez. Ata u kapën pranë daljes së autostradës E45 në Viterbo, gjatë një udhëtimi drejt Romagnës.
Përveç drogës, u sekuestruan edhe 4,000 euro në cash. Autoritetet italiane thonë se dy të dyshuarit kishin rol kyç në trafikun e drogës midis Forlisë dhe Ravennas, duke furnizuar rrjetet lokale të shpërndarjes.
Shqiptari dhe pakistanezi u ndaluan menjëherë dhe do të përballen me akuzat për trafikun e lëndëve narkotike. Ky është një ndër sekuestrimet më të mëdha të drogës të regjistruara në zonë në vitet e fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)