Juglindja e vendit është zgjuar këtë të mërkurë e zbardhur nga reshjet e borës, ndonëse zyrtarisht jemi në pranverë dhe madje festuam dhe ditën që shënon këtë stinë fundjavën që lamë pas.
Kështu reshje borë janë regjistruar këtë mëngjes në zonat malore të Korçës, në pikat turistike të Dardhës dhe Boboshticës.
Bora nuk ka shkaktuar probleme në qarkullim, teksa firma kontraktore që kontrollon këto rrugë ndodhet në terren dhe ka bërë kriposjen.
Megjithatë, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë ndërsa kalojnë në këto akse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)