Një shfaqje e pazakontë kjo e Monika Kryemadhit. Sapo ka lënë ambientet e GJKKO-së, ku gjykata vendosi të kalonte dosjen e saj bashkë me atë të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, për gjykim, Kryemadhi u shfaq teksa pinte cigare.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të kaluar për gjykim dosjen ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, e ka bërë për cigare Monika Kryemadhin.
Ish-krytarja e LSI u pa duke tymosur një cigare para se të niste deklaratën e saj për mediat nga ambientet e jashtme të GJKKO-së, ku kritikoi drejtësinë, për të cilën tha se edhe pse BE e SHBA paguan miliona euro që ta vendosin në shina, u kompromentua nga Edi Rama.
Pasi GJKKO kaloi për gjykim dosjen, Monika Kryemadhi tha për mediat se ky “ishte një vendim i marrë nën presion”.
“Jo të gjithë e mbajnë presionin”, sipas ish-kryetares së LSI, e cila shtoi se “vetë gjyqtarja e pranoi se në 80% të dosjes nuk ka asgjë”.
“Avokati është i indinjuar sepse kishte pritshmëri. Por nuk mund të ketë pritshmëri nga drejtësia e Ramës. Do kënaqemi me seancat gjyqësore. Do shikojmë Big Brother me drejtësinë. SHBA dhe BE kanë harxhuar miliona euro dhe u kthye në inkuizicion politik. Është përmendur Adrian Shatku dhe nuk është marrë njëherë në pyetje. Analizën financiare e ka bërë një eksperte që pasi bëri analizën time u kandidua për bordin e Bankës së Shqipërisë dhe pasi u përdor aty i thanë ik se nuk bën më. Është një drejtësi qesharake. Por është e mirë sepse në Strasburg i jep shans Metës që të tregojë se miliona dollarë që janë paguar për sistemin e drejtësisë nga SHBA dhe BE. Ky është një gjyq politik. Kam frikë se videot e Gys Agasit kërcënojnë dhe shumë njerëz në GJKKO. Fatin e kemi ne në dorë. Beteja ligjore ka mbaruar. Beteja jonë është me veten dhe zotin”, deklaroi Kryemadhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)