Ilir Meta ironizon vendimin e Gjykatës: Plot me risi, do hetojnë dhe gjykojnë njëkohësisht

Meta ftoi mediat dhe trupin diplomatik që të ndjekin nga afër të gjitha seancat që do të zhvillohen ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë që janë pjesë e dosjes.

18.03.2026. 13:01

Ilir Meta ironizon vendimin e Gjykatës: Plot me risi, do hetojnë dhe gjykojnë njëkohësisht

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Me doza ironie, Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se seanca e sotme kishte risi, ku gjyqtarja ndonëse konstatoi se kishte mangësi me hetimet, vendosi të kalojë dosjen për gjykim dhe jo të kërkojë hetime shtesë.

Meta ftoi mediat dhe trupin diplomatik që të ndjekin nga afër të gjitha seancat që do të zhvillohen ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë që janë pjesë e dosjes.

“Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë.

Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.

Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.

Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim.

Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)