Problemet në infrastrukturë, PL dhe PD kërkojnë komision hetimor për rrugët

Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe PD ka ndërmarrë një nismë për krijimin e një komisioni hetimor për rrugët, pas rastit të shembjes së aksit rrugor Librazhd- Pogradec.

18.03.2026. 14:14

Problemet në infrastrukturë, PL dhe PD kërkojnë komision hetimor për rrugët

Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe PD ka ndërmarrë një nismë për krijimin e një komisioni hetimor për rrugët, pas rastit të shembjes së aksit rrugor Librazhd- Pogradec.

Kërkesa u prezantua nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi, i cili tha se kërkohet hetimi për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb.

Në shkresën e paraqitur Kuvendit, me firmat e të dy grupeve parlamentare, të Partisë Demokratike dhe asaj të Lirisë, thuhet se dëmtime serioze patën segmentet "Librazhd-Prrenjas, Qukës-Qafë Pllocë, Korçë-Ersekë, Unaza e Burrelit, Auro-moto-parku Elbasan, Dardhë-Boboshticë, Vllahinë-Pocem, Lurë-Peshkopi, Kuç-Qeparo, Memaliaj-Tepelenë, Shëngjin-Velipojë, Tuneli i Llogarase, Tuneli i Murrizit, e shumë vepra të tjera.  "I nje rendesie te vecante eshte segmenti Librazhd – Prrenjas, si pjese e aksit jug-lindor dhe pjese e korridorit nderkombetar VIII, pjese e Korridoreve Evropiane.  Keto demtime te akseve rrugore kane qene me pasoja te jashtezakonshme per jeten dhe shendetin e qytetareve, per transportin kombetar e nderkombetar, si dhe për ekonomine ne pergjithesi", vijon shkresa.

Më tej thuhet se gjate periudhes 2014-2025 jane investuar në infrastrukturen rrugore rreth 4 miliard euro nje vlere shume e larte e investimeve publike. Keto vlera te larta te perdorimit te parave te taksapaguesve jane nje detyrim i rendesishem per t’u mirembajtur dhe per te gjetur e analizuar gjithe faktoret e amortizimit te shpejte te tyre, me qellim rritjen e qendrueshmerise dhe rentabilitetit te investimeve sot dhe ne te ardhmen.
 
"Në këtë kuptim, ngritja e këtij Komisioni Hetimor ka për qëllim që të zbardhë plotësisht të gjitha veprimet dhe mosveprimet institucioneve pergjegjese ne realizimin e veprave te tilla si dhe  nxjerrjen e rekomandimeve për organet kompetente që personat përgjegjës të marrin pergjegjesite perkatese ligjore, si dhe të merren masa e përshtatshme që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen", thuhet në kërkesën për komisionin hetimor për rrugët. 

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi menyren e realizimit te investimeve publike dhe te rekomandoje permiresimin e saj ne te ardhmen, me qellim rritjen e efektshmerise dhe qendrueshmerise se investimeve publike.

Megtjithatë theksohet se puna e Komisionit Hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat e përfshirë në këtë cështje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë. 
 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)