"I krishteri është i thirrur të jetë një instrument paqeje, dashurie dhe pajtimi, në mënyrë që paqja e vërtetë të mbizotërojë midis të gjithë popujve".
Kështu është shprehur Papa Leo në audiencën e përgjithshme, duke përshëndetur "besimtarët që flasin arabisht, veçanërisht ata nga Lindja e Mesme".
"Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe ju mbroftë gjithmonë nga çdo e keqe!" shtoi Leo XIV. Pak ditë më parë Papa Leo bëri thirrje për dialog dhe për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Gjatë lutjes së tij javore Angelus në Vatikan, Papa tha se popujt e rajonit kanë vuajtur shumë nga dhuna e luftës gjatë dy javëve të fundit. “Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.
Ati i Shenjtë shprehu solidaritet me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në sulmet që kanë goditur shkolla, spitale dhe zona të banuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)