Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë shtetasi me iniciale E. H. ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
I ndaluari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet, grup i cili ishte goditur më herët nga policia gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor “Wanted 2”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)