Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga erërat shumë të forta që goditën zonën alpine dhe që arritën deri në 130 kilometra në orë.
Era shumë e fortë në alpet zvicerane ka shkaktuar një aksident tragjik në një nga zonat turistike të skive në resortin e skive Engelberg, në kantonin Nidvaldo. Një kabinë teleferiku u rrëzua gjatë paradites së 18 marsit, duke shkaktuar vdekjen e një personi. Sipas policisë kantonale, në momentin e aksidentit viktima ndodhej e vetme brenda kabinës.
Autoritetet bëjnë të ditur se personi u nxor nga vendi i ngjarjes dhe iu dha ndihma e parë, por më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja. Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga erërat shumë të forta që goditën zonën alpine dhe që arritën deri në 130 kilometra në orë. Sipas mediave lokale, pamjet tregojnë momentin kur kabina humb stabilitetin dhe më pas rrotullohet disa herë në shpatin e mbuluar me borë përpara se të përplaset.
Policia kantonale ka marrë një telefonatë emergjente pak para orës 11:00. Kabina e teleferikut u rrëzua pak pas stacionit ndërmjetës dhe gjatë rënies është përmbysur disa herë, sipas autoriteteve. Segmenti i përfshirë në aksident është ai që lidh zonën Trübsee në lartësinë rreth 1,800 metra me stacionin Stand mbi 2,400 metra mbi nivelin e detit. Aktualisht impianti është mbyllur ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Erërat e forta kishin çuar edhe në anulimin e një gare që ishte planifikuar në zonën e skive, megjithatë teleferiku ishte ende në funksion. Zv.komandanti i policisë, Senad Sakic ka deklaruar se arsyeja pse impianti vazhdonte të funksiononte pavarësisht kushteve të motit është pjesë e hetimeve që po zhvillohen.
Një dëshmitar okular ka treguar për mediat lokale se ekipet e shpëtimit u përpoqën të reanimonin një person për të paktën 30 minuta. Megjithatë policia ka bërë të ditur se personi që ndodhej në kabinë dyshohet se ka humbur jetën menjëherë nga përplasja. Aksidenti është konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i stacionit të skive Titlis Bahnen, Norbert Patt si dhe nga policia kantonale.
Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.
22:44 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.
22:27 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Avioni ishte nisur nga aeroporti Pampulha në orën 12:16 teksa pak minuta më vonë, shërbimet e emergjencës u njoftuan për rrëzimin e tij.
22:13 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
21:13 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Zelensky theksoi se kjo situatë tregon se Rusia nuk është në një pozicion të fortë dhe u bëri thirrje liderëve evropianë të vazhdojnë presionin ndaj saj përmes sanksioneve.
20:58 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit.
20:43 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Mohammed Imad, një mekanik nga kampi Nuseirat, tha se një riparim i plotë i makinës që kushtonte 2,000–2,500 shekel para luftës tani ka tejkaluar 17,000 shekel, që do të thotë më shumë se 5,650 dollarë.
20:27 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Trump bëri me dije se ky reagim vjen në një kohë kur Irani ka qëlluar në drejtim të anijeve të vendeve të tjera.
20:11 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Kryetari i bashkisë, Burkhard Jung, bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
19:41 7 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)