Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë polici i burgjeve

Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Korçës, duke i marrë jetën një 45-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve.

18.03.2026. 17:15

Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë polici i burgjeve

Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Korçës, duke i marrë jetën një 45-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari Krenar Çekiçi, drejtues i njërit prej automjeteve, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Viktima ishte punonjës i policisë së burgjeve, pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)