Kryeqyteti i Gjermanisë po përgatit një sistem të ri sigurie për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme me dronë. Sipas revistës “Bild”, në të gjithë qytetin e Berlin do të vendoset një rrjet sensorësh, radarësh dhe kamerash për të zbuluar dronët në kohë reale.
Qëllimi kryesor i këtij sistemi është të garantojë sigurinë gjatë eventeve të mëdha, vizitave shtetërore dhe në vendet më të rëndësishme të qytetit. Autoritetet synojnë të monitorojnë hapësirën ajrore të kryeqytetit dhe të reagojnë shpejt në rast kërcënimesh.
Pajisjet pritet të instalohen brenda gjashtë muajve, ndërsa qendra e kontrollit mund të vendoset në ish-aeroportin “Tempelhof”. Për realizimin e projektit, Berlini planifikon të investojë më shumë se 5 milionë euro. Përveç kësaj, autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar edhe rritje të investimeve në mbrojtjen civile.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)