Salianji, takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria në deformim të thellë politik, përgjegjëse e gjithë klasa politike

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me intelektualë në Tiranë, ku ngriti shqetësime të forta për gjendjen e sistemit politik dhe funksionimin e demokracisë në vend.

18.03.2026. 16:43

Salianji, takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria në deformim të thellë politik, përgjegjëse e gjithë klasa politike

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me intelektualë në Tiranë, ku ngriti shqetësime të forta për gjendjen e sistemit politik dhe funksionimin e demokracisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Salianji e cilësoi këtë takim si një nismë të munguar prej kohësh, duke kritikuar faktin që aktivitetet politike shpesh kanë karakter elektoral dhe jo fokus në problemet reale të shoqërisë. “Ky takim duket si një ngjarje e bukur dhe e munguar prej kohësh në Shqipërinë tonë, ku vetëm politika organizon takime për interesa elektorale dhe jo për të diskutuar mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë,” u shpreh ai.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një deformim të thellë të sistemit politik, duke ia atribuar përgjegjësinë të gjithë klasës politike. “Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemin politik dhe përgjegjës është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërben interesave të qytetarëve,” deklaroi Salianji, duke shtuar se vendimet shpesh merren në funksion të grupeve të caktuara.

Salianji ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e respektimit të rregullave nga partitë politike dhe pasojat që kjo sjell për demokracinë. “Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim,” tha ai, duke kritikuar edhe mungesën e debatit real mbi çështje si ekonomia dhe administrata publike.

Në vijim, ai u ndal te mungesa e zgjedhjeve reale brenda partive, përfshirë Partia Socialiste dhe Partinë Demokratike, duke theksuar se përzgjedhja e kandidatëve dominohet nga drejtuesit. “Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD, pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive,” u shpreh ai.

Duke folur për rolin e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Salianji vlerësoi punën e këtij institucioni. “SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike duke goditur rëndë korrupsionin, por është në një sulm të vazhdueshëm nga të gjitha palët politike,” përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)